Këtë tradhëti,nuk mund ta fal-Urim Mezini


Urim Mezini

Dikur ishim mirë e bukur

Shkonim shum me njëri tjetrin

Lumturia n’cdo cep qe futur

S’rrinim dot,pa njëri tjetrin

Sapo u ktheva ,nga një vizit

Nuk të pash më si më parë

Dukej që dikush,t’kishte mërzit

Gjithkohën rrije, duke qarë

U mundova, t’marr me të mirë

Të më thoje ,ç’kishte ndodhur

Por ti bëje ,si e vështirë

Dhe mua,shum’ duke më lodhur

Të lash ashtu, n’qetësin tënde

Që të jepja,më shumë kohë

Ndoshta më thërrisje,t’më tregoje

Por e pash që qe e kotë

Nuk po kuptoja, ç’kishte ngjarë

Derisa një ditë ,m’tregove vetë

Që kishe taku,kur ika ditën e parë

Me lshin tënd ,në një market

Shumë e dhimbshme ,ta dëgjoja

Nga goja e dashurisë jetës time

Veç pesditë për punë u largova

Me lshin,kishe pas përdit takime

Një got verë, mbusha prej marazit

Por nuk shkonte,asgjë poshtë

Mendja m’shkonte, tek tradhëtija

Gota verës ,m’dukej mbush me lot

Hyre vrullshëm,në jetën time

Të gjitha portat i gjete hapur

M’thërrisje gjithmonë,dashurija ime

Por gjithçka patëm,sot i ke flakur

S’më ngelet tjetër,ti hap prap portat

Por këtë herë,ti për të dal

U mundova ,me t’gjitha forcat

Por këtë tradhëti,nuk mund ta fal.

Urim Mezini Ishëm Durrës