Kuleta dhe prona e prindit-Bilbil Murataj


Bota që kur është zënë

Nga dy prindër, babë e nënë.

Atyre që u dhemb zëmra

Janë babai dhe nëna,

Mbi ata nuk ka të tjerë,

Sa janë gjallë t’u bëjmë nderë.

Në do të marrësh uratën,

Me ta të ndash dhe kafshatën,

Sepse dhe ata në jetë

Të dhanë ty e s’hëngrën vetë.

Kur fëmija për bukë qante,

Nëna dhe babai nuk hante.

Kur askush s’ta dinte hallin,

Nëna të freskonte ballin,

Babai s’vinte gjumë në sy,

Sepse kish merak për ty.

Ndaj nëna dhe babai

S’duhen ngarkuar me faj.

Qoftë vajza apo djali,

Për ta qenë kapitali,

Ndaj dhe prindi gjithë jetën

Nuk e pa kurrë kuletën,

Kuleta dhe pronë e tija

Gjithë kohën qe fëmija.

Sot ju kini mundësinë

Që t’u falni dashurinë,

Kaq do prindi nga fëmija,

Që t’i shtohet jet’ e tija.

Po i falët dashurinë,

I kini dhënë gjithësinë,

Mos shikoni botën mbarë,

Ne jemi popull shqiptar,

Duhet që të ruajmë vlerë,

Si të parët tanë njëherë …