Sa më pëlqen kur bie shi,
marr karrige pranë dritares,
luaj me stërkalat si një fëmi,
Kur bie shi dëshiroj të udhëtoj,
të luaj me retë që era i përplas,
me vetëtimën gjarpërushe lodroj,
si fëmijë i pafaj vë buzën në gaz.
Më pëlqen shiu teksa bukur vesh,
me avull të ngrohtë brënda xhamit,
e shkruaj eja dashuri, eja të më gjesh,
ndërsa shiu bën hieroglife për çudi….
