Kur jeta të tregon…Kledi Shegani


Kledi Shegani

Kur jeta të tregon në çdo moment që vlerat njerëzore janë mbi gjithçka, atëherë ti kupton se diçka duhet të ndryshojë në marrëdhëniet që ti ke ndërtuar me jo pak njerëz, që shpesh i ke mbivlerësuar, me pa të drejtë, u ke dhënë hapësirë në jetën tënde që nuk e kanë merituar dhe ke bërë sikur nuk i ke kuptuar shumë gjëra për të mos prishur atë raport që në fakt e ke humbur prej kohësh.
Pa dashur bëhesh pjesë e hipokrizisë që ka mbytur marrëdhëniet njerëzore dhe , edhe pse të vjen të ulërasësh, zgjedh të jesh pjesë e lojës , ashtu pa dëshirë e duke i pohuar vetes se nuk do ta ndryshosh ti botën.
Ndoshta, diku, dikur duhet të fillojë ndryshimi. Dhe ai nis duke jetuar atë, të vërtetën, jo zhytjen në fallcitet kur pasqyra ta tregon aq keq shëmbëlltyrën, duke kërkuar veten që të ka humbur gënjeshtrave dhe realitetit fals që ke ngritur e ku je fshehur.
Është dhjetor… bilancet bëhen më mirë në fundvit…