Kur mjegulla të ketë tretur-Halit Haliti


Shtrihem mbi barin e njom që pret kockat e mia

Kur mjegulla të ket tretur

Kodra e “Rudinës” duket më mirë

Sërish të t’shoh, të t’prek e imja shtëpi

Saher mollët piqen, të vij është e imja dëshirë.

Mallin që kam brenda, as hëna e plot s’ma shuan

Mbi kurrizin tim shumë vite jan rënduar

Se ç’ ma prishi gjumin kjo ëndërr përdreq

Një gjinkall mbi çati ishte duke kënduar.

Pa dëshirë unë ika, u treta si erë

Dua të bëhem drita e fundit, në qoshkun e udhës

Shtëpi e braktisur do shkruaj në derë

Me mallin për ty vishen dhe pemët e stinës.