Kur të vijë Prilli-Defrim Selmani


Kur të vijë Prilli do të sjell buqetë

luledardhe,

të zbardhoshë mbrëmjen kur të jemi bashkë!

ndriçoshë vendin me lulen e bardhë,

kur të më vishë pranë të sjellësh behar…

Kur të vijë Prilli do të sjell buqetë,

prej molle,prej kumbulle, a ftua ç’të jetë!

Të dukesh si flutur duke fluturuar,

në lulet e Prillit të dukesh si bletë…

Kur të vijë Prilli do të sjell gjithë lulet

të bardha,të verdha a rozë me erë…

Të të vijë djelli pas teje të ulet,

në mes të pranverës të dukesh pranverë…