Si një ëndërr, në sytë e shkruar-Floriri Z Petra


SI NJE ENDER, NE SYTE E SHKRUAR

….TE JETE KJO JETE..!?

>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>

Lindim nga nje dashuri,

duke u rritur kesaj udhë jetë.

Takojme lloj lloj fytyra,

me norma, zakone dhe karaktere..

Por eshte e veshtire,

te perputhesh me te gjithë..

Me disa kalojme kohe me shume,

se shperndajme vlera,

kur dine te sillen mirë,

fllad percjellin si pranvera..

Me te tjere dukemi si te semurë,

kur heshtin dhe nuk flasin shumë

vjen nje moshe, pa e ndjerë

kemi nevoje per ndihmë…

O zemer e dashur, me ato sy te shkruar,

pse ma prish mendjen mua,

kur mengjesi sapo ka zbardhë..!?

Portreti yt shkelqen, si rreze dielli

Zbritur pingul ne zemër,

si pikat e shiut nga qielli,

kur s’kane shkallë të zbresin..

…..Je shpirt i paster si kristal

O lule e bardhe, arome margaritar..

Te lutem mo’s e humb ate bukuri

Zoti te krijoj nje femer hyjni,

qendruar ne krah kesaj jete

asaj zemre qe do pervehte.

Shpesh here na duhet të mendojme,

per gjerat qe nuk realizojmë,

se koha do vije perseri,

si stinet ndrohe çdo vit…

Por vitet ikin nga syte tanë

largohen shpejt pa i kuptuar..

Pse duhet te ndjehemi te zemeruar,

kur nuk i ndalim dot..!?

Si nje ender e shkurter,

na duket se eshte kjo jete..

mos e vrit mendjen shumë,

jeto o njeri me shpresë..

….Shijoje çfare te vjen, çdo ditë..

Gezoje jeten me mundesite qe ke

rrethuar nga njerzit qe te sjellin pranvere..

Pa femren, ndjenje shpirt, dashuri…

…Kjo jete do dukej e shkurter, pa kuptim..

Floriri Z Petra

Të drejtat e autorit rezervuar.

Mund të jetë një imazh i 1 person dhe teksti