Blerta Basha
Kur ti je pran kam gjithë botën,
Prania jote më gëzon pafund,
Ndjehem në qiellin e lumturisë,
Ty jo kurrë s,dua të humb.
Ti je vala e detit që rrëmben ngadalë,
Sa shumë të dua s’mundem të ndal,
Fjalët për dashurin tonë s’kanë të mbaruar,
Ti je si pëllumb i bardhë sy shkruar.
Dhe kur tiktakun e zemrës të ndjej,
Kokën dua të vendos në kraharor,
Të fle si një zog i pafajshëm,
Qe dashuri kërkon gjithmonë!
Me ty dhe nata me duket ditë,
Dhe hëna kur del ndriçon me shumë,
Yjet marrin bukurin e shpirtit,
Kur ti je pran qielli është blu!