Kur zemra flet…Eralda Cuko


Kur nata përhapet në heshtjen e saj

Yjet bien magjishëm dhe zemra hap

dyert e dëshirave të derdhura në poezi.

Aty zemra nis të flasë duke rritur ritmet e

tik-takeve me një melodi të heshtur ashtu

siç rriten lulet në kopshtin e ëndrrave .

Fjalët e saj janë notat e një muzike të

fshehur duke rrethuar shpirtin dhe duke

formuar vargje plot ngjyra sikur ylberi

shfaqet me koloritet e tij rrezellitëse pas

një shiu të rrëmbyeshëm.

Më pëlqen dëgjimi i kësaj mrekullie poetike,

më deh si aroma e lules së pasuruar me ëndrra

që veç rritet çdo ditë pa ndalim .

Zemra nis të shtrojë fjalët e saj si petalet e luleve

magjepsëse dhe poezia merr jetë duke u

bërë pjesë e qenies sime.

Kur zemra flet me poezinë, jeta nis udhëtimin

në dallgëzimin e detit ku shpërfaqen vargjet

sikur perla mrekullibërëse në fund të detit.

Kur zemra flet,poezia merr ftesë në një

udhëtim të pafundëm e magjiplotë…

Eralda Cuko

Mund të jetë një imazh i 1 person

Shiko statistikat

Mbulimi i postimit: 353

Të gjitha reagimet:

26Blerta Basha, Selman Hysi dhe 24 të tjerë