Kurdoherë syçelë-Kasam Shaqirvela


Rruga e Lirisë ishte e gjatë

madje e vështirë

Lufta qe e pabarabartë me armiq shekullorë

Ajo qe çlirimtare dhe fort e dëlirë

Ta ruajmë si sytë e ballit prore.

Dhe Liria e fituar me jetë e gjak

Kërkon të jemi kurdoherë syçelë

Përveçse amanet e kemi dhe hak

Të ruhet dhe nga plagët që s’janë mshelë.

Kujdes prej zaptuesve zullumqarë

Dhe mashave të tyre këtu ndër ne

Mos u hapni shtigje ju o shqiptarë

Atyre që u groposin thellë n’tuajin Atdhe!