Për ty shkruaj me penë e bojë!Blerta Basha


Blerta Basha

Për ty shkruaj me penë e bojë

Më mjafton ti…

Dashuria jote që shkrin akuj e borë.

Vargjet e mia nuk kanë kurrë mbarim.

Rrjedhin çdo ditë si një burim i pashtershëm

nga dritaret e mallit përmbi varkën lundruese të lumturisë.

Shkruaj me copa lumturie që shkëputen,

Si petale trëndafili nga bahçja e zemrës,

Ujitur me ujin e bekuar të shpirtit,

që rrjedh pika- pika sipër kraharorit

ngrohtë,

prej dashurisë..

E kam shkruar dashurinë brenda në fletët e kuqe të zemrës

Me shkronja të mëdha shpirti.

Por me copa fryme dashurie,

që djegin si vapa e korrikut në lekurë

ndjeshmërisht.!