Kushtuar poetit devolli Skënder Rusit-Vilson Mersinllari


EDHE VARGU IM


Edhe vargu im,sot heshtjen e theu

unë mbeta i shtangur,ngela pa fjalë

për një çast mua,me vete më rrëmbeu

nuk po e kuptoja,si bëja dot ballë.

Hera e parë,që heshtjen theu vargu

nuk më kishte ndodhur,në asnjë poezi

një zë më vinte afër dhe përsëlargu

një minutë heshtje,për poetin Devolli.

Për njeriun e letrave,vargut,poezisë

i cili u nda nga jeta,u nda nga kjo botë

për lirikat e tij që i shkrovi dashurisë

edhe vargjet e poezisë,sikur po derdhin lot.