
Ky shi mëngjesi mē zgjoi sot
Ky shi më lau ca lot të tharë,
tek rrjedh pikë, pikë n’çatinë e vjetër,
Ca kujtime shpejt mi zgjon,
rend e më çon
në një dashuri tjetër.
Ëndërra të fjetura,
vrapojnë fushës së memories,
Ca rënkime e qarje dëgjohen larg,
atje ku loti rrëshket humnerës,
s’di si të ndjehem me fat o pa fat.
Një rreze dielli më than fytyrën
zemrën e akullt ma shkrin me dashuri,
Fati më hyn në shpirtin tim,
i strukur magjishëm aty fshehur rri.
Ky shi mëngjesi më zgjoi sot,
buzëqeshi jetës me dashuri më thotë…