Labëri që flet me vargje-Enver Cakaj


              Enver  CAKAJ

                                            LABËRI QË FLET ME VARGJE

     Kush i shkroi e si i shkroi?Kush e nisi i pari,kush e vazhdon e kush është brezi i vazhdimësisw?Kush këndoi e kush i bëri iso?Në Vlorë e shkruajnë dhe e këndojnë këngën të gjithë.Nuk kanë nevojë,as për regjizorë,as për kompozitorë, mjafton të bëhen dy lebër bashkë dhe gjëmon kënga si pushka.A i keni parë burimet e maleve? Prej tyre s’buron ujë,por këngë E nisën ata që dinin dhe u mbush Vlora me këngë.Që në vitin 1850 malet e Labërisë u zgjuanë me këngë.Lebërit  qendruanë një copë herë e mbajtën vesh. Kush shkruante  e kush këndonte? Dhe ja shkulën këngës labe për qejf të tyre.Por jeni të lutur para se të hyni në Vlorë,ndaloni,uluni në gjunjë dhe nderoni,se ai është qyteti i Flamurit.Edhe unë që mora rrugën për në Vlorë,qëndrova një copë herë te Ullinjtë e Vlorës,sepse im atë më pati porositur qëkur ishte gjallë,që sa herë të kaloja andej,të zbrisja dhe shikoja ato ullishte,që  u kanë shërbyer si shtëpi në kohën e muhaxhirllëkut.Por përpara së të shikoja ullishte,u ula në gjunjë dhe nderova qytetin e flamurit. Unë sot nuk shkoj në Vlorë si muhaxhir,por si gazetar për të shkruar për krijuesit e shumtë të Labërisë.Se Labëria flet me vargje të skalitur nga krijuesit dhe këngëtarët  e saj.Këndej nga Labëria qarkullon një thënie e tillë: “Vlorës bëji qejfin që të vijë në qejf.” Po a e dini kur nuk është në qejf Vlora? Vetëm kur i mbarohen këngët.E dini ju që këngët e Labërisë janë sa deti pa fund.I mbollën ata që s’janë më,po këngët na i lanë si një pasuri të pavdekshme.Kënga e Labërisë erdhi gjithmonë duke u shtuar.Dhe Vlora tani ka dy dete,një me ujë e një me këngë. Lexoni rapsoditë e Selim Hasanit.Ai ishte i pari që i shtoi ujë detit.

                                                           Djalë,ndaj të kisha rritë,

                                                           Për sot e për këtë ditë,

                                                           Për në sulm e për në pritë.

                                                          Tundu,tundu,o flamur,

                                                          Marshalla ç’lëshoke nur,

                                                          Përmbi shkëmb e përmbi mur.

      E lëvroi Ali Asllani i pari këngën  me “Them ta  them”.Po ai e tha shu si i kishte hije Labërisë.Në të gjithë Labërinë të duket sikur kanë mbeur e këndohen si himn vargjet si lapidari i Drashovicës: “Kur nderohet një i lig,/Është i miri në rrezik!”Në gjurmët e tij eci  Selimi i bratajve e hoqi këmbën zvarrë. Dhe rapsodët e Vlorës vërshuan si valët e detit.E la ai e mori në dorë Xhebro Gjika me Lefter Çipën.I mblodhën këngët,po nuk i mbajtën për vete. Këngët e tyre këndohen në të gjithë Labërinë.Sa herë që kuvendoja me rapsodet dhe poetët e Labërisë,ata të përgjigjeshin me vargje.Xhebron nuk pata rast ta takoja,po vargjet ja gjeta:

                                                         Çoku ngjante më të rrallë

                                                         Gabonte ndonjë njeri.

                                                         E keshëm zakon të vendit,

                                                        S’e jepnim në qeveri.

                                                        Besë-bese,burri-burrit,

                                                        Ja bënin gjyqin aty.

       Por rapsodët e Vlorës kanë patur një harmoni mes tyre dhe kanë shkruar edhe për njëri-tjetrin.Xhebro Gjika ka qenë një babaxhan burrë,tërë jetën e tij është marrë me blegtori nëpër male.Ai drejtonte gjithë blegtorinë e Ndërmarrjes Blektorale të Vlorës.Pasi e vinte punën në terezi ulej atyre livadheve të Ostrovicës,ku veronin bagëtitë dhe thurte vargje.Duke parë punën dhe vargjet e Xhebros,Ago Nezhua i ka kushuar këto vargje:

                                                         Ecte me hapa të rëndë,

                                                         Ecte fort e tundëte vendë.

                                                         Brilant kish fjalë dhe këngë,

                                                         Lum e lum për atë nënë,

                                                         Që kish pjellë e bërë drërë!

       Njerëzit e mençur nuk mjaftohen me ato që kanë bërë,por edhe nga varri  duhet t’u punojë mendja për këtë vend.Ata e dinë kur ikin e si ikin,prandaj lënë edhe amanete.Xhebro Gjika la këtë amanet:

                                                         Kur të vdes atje te varri,

                                                         Duart të m’i lini jashtë.

                                                         Në verë kur rritet bari,

                                                         Penën dua ta marr prapë!

       Të mos njohësh Lefter Çipën do të thotë të mos njohësh,as folklorin,as Labërinë. S’luajti nga Piluri,se atje i shkon pena si në vaj.Ai e ka shtrydhur gjithë Labërinë,po ka shtrydhur dhe trurin e tij për t’i lënë Labërisë atë pjesë të krijimtarisë së tij që ka prodhuar.Mos kujtoni se tani ka pushuar.Ai edhe kur hesht nxjerr vargje.Sa herë shikoj xha Lefterin më kujtohet Heke Pashai në fshatin Ujanik te Skraparit.Çdo veprim ai i bëne me vagje.Edhe kur të priste,edhe kur bisedoje, edhe kur shtrohej rakia e buka,edhe…Ai nuk shkruante,por i mbante mend të gjithë poetët e vendit dhe i recitonte.Po Lefter Çipa i Pilurit, është i lidhur me folklorin e Labërisë pazgjidhshmërisht.Se për atë, dielli dhe hëna,lindin kur të lindij nëna. Dhe a e dini ç’tertipe ka ai njeri?

                                                            O shokë vdeksha në këngë,

                                                            Në një ditë prilli e maji.

                                                            Kur ja thotë bukur thëllëza,

                                                            Në këngë të kthehet vaji,

                                                            Vdeksha edhe prapë u ngrefsha,

                                                            Bilbilat e Pilurit në kuje i gjetsha!

       Kur hyn në Vlorë,sikur hyn në një festival folklorik,që nuk mbaron kurrë.Kush e ndezi,kush e lë të shuhet e kush e mban ndezur?I mirënjohuri Feti Brahimi ka shkruar nja dy vargje,që kanë shumë kuptime: “Lumi flë,/Po kush e lë.” Fetiu e ka ngjeshur Vlorën dhe Shqipërinë me këngë. Ai i ka mbledhur këngët në 12 vëllime,po lebërit ja kanë rrëmbyer dhe i këndojnë në të gjithë Vlorën.Se “lumi flë,po…”Fetinë e lodhën rapsoditë dhe e rrëzuan,po nuk e mposhtën dot,se ai kishte ilaç këngën.Ai ka borxh të recitojë 20-mijë vargje pa pushim.Një vit e majti mbërthyer një sëmundje,po ai nuk e pushoi këngën.Aje,në shtrat i thurte vargjet:

                                                           Më duket i bëra ballë,

                                                           Kam dy ditë që kamte dalë.

                                                           Me shokë e miq këmbej fjalë,

                                                           Si njëherë kur isha djalë!

                                                           Më shihni apo s’më shihni,

                                                           Jam ai që u nderoj.

                                                           Unë jam Feti Brahimi,

                                                           Jam ai që s’u harroj.

                                                           Po shikoj portokallinë,

                                                           Pyes veten dhe shtëpinë:

                                                           Kush ua paguan llogarinë

                                                           Ky s’është art,po është minë!

             Të gjithë rapsodët e Labërisë tek një nënë pinë sisë.Kush i këndon këngët e tyre?  A keni dëgjuar për Tefta Kondin,Katerina Bejlerin,Romina Aliajn,Nazif Çelën ? Ku nuk e kanë shpënë këngën labe këto këngëtare e shoqet e tyre.Vlora ka një veçanti nga rrethet e tjerë.Të gjitha fshatra kanë grupet e tyre të këngëve.Edhe pse ndryshimi i sistemit nuk la gjë në këmbë, Lapardhaja e ruajti këngën, krijuan  asamblin “Labëria” dhe e shpunë këngën deri në Francë e më tutje.Thonë se të gjitha i lëviz paraja,po  ata i nxorën nga sepetet e  nusërisë lekët dhe e mbajtën këngën siç e kishin.Kënga i bën t’i harrojnë të gjitha dertet.E ka lënë Ali Asllani: “Lab, mor tunjatjeta,/Ky nuk ka nevojë./Se punon  për nam,/ E nuk punon për gojë.” Feti Brahimi nuk kishte shkollë kulture,po kishte kulturë qytetare.Nuk e la grupin e Kotës të pushonte këngët. Rapsodë,këngëtarë e krijuesë janë bërë bashkë dhe i shtojnë vlera të tjera këngës labe. Brezi i Selim Hasanit ja la brezit të Feti Brahimit amanet këngët, po dhe këta gjetën një brez të ri për ta vazhduar e pasuruar polifoninë labe. 

               

        Shikoni brezin tjetër,që ka marrë përsipër për ta ndezur këngën në çdo skut të Labërisë. Stanet e Labërisë nuk prodhojnë vetëm bulmet.Atje gjëmon kënga si pushkët në luftë.Nuk këndojnë për konkurim,po për të kënaqur veten dhe të tjerët.Brezi i Kozma Billës, Marjeta Musarajt,Mimoza Osmanit,Rudina Papajanit,Godo Mehmetajt me të tjerë,do të krijojnë brezin tjetër që t’u lënë stafetën.Në Vlorë është shfaqur një grup i ri poetësh,që po i lë Labërisë vlera të tjera poetike.Lexoni vargjet e Marjeta Musarajt me të tjerë,që i ka mbledhur në disa libra,që të jep garanci për vazhdimësi:

                                                                     Ti je unë,unë jam ti,

                                                                     Krehin valët e detit nga jeta stuhi.

                                                                     Paskam qenë si lisi,me të fortat rrënjë,

                                                                     Apo nga gjiri i nënës,që më ushqeu me këngë!

                                                                     Jam trime e rritur në kalldrëmet e Labërisë,

                                                                     Dhe si trembem jetës,vetëtimave apo stuhisë!

        Nga ana tjetër i përgjigjet Mimoza Osmani me  të tjera vargje:

                                                                    Det i kaltër,det i thellë’

                                                                    A s’më thua sonte mua,

                                                                    Kripën që e fal për gjellë,

                                                                   Me karar a s’ma jep mua?

     Dhe Rudina Papajani flet nga pozicioni i saj me poezi:

                                                                  Nëse rruga të bie nga unë,

                                                                  Mos më trazo ëmbëlsinë e shpirtit,

                                                                  Atë pritje që farë jete mbjell,

                                                                  Sepse nuk kam kohë që lotët e natës,

                                                                  T’i zbres si rrufe në tokë!  

    Për  Labërinë vargjet janë të shumta,por Kozma Billa,që ka qenë mësues në zonën e Potomit në Skrapar,nuk i ka kursyer vargjet as për Skraparin.Dhe ne po ja kthejmë borxhin mikut të Labërisë me këtë shkrim.Kështu e pafshim mikun e Labërisë me laps në dorë.     

                                                           SKRAPAR

                                         Më pëlqen ashpërsia e maleve të lartë,

                                         Siç më palqejnë dhe lulet në limon.

                                         Mes  malesh freskova fletët e zemrës,

                                         Dje i zhyta në kaltërsinë e detit Jon.

                                         Ndërtova folenë bashkë me shqiponjën,

                                         Mësova të fluturoj me flatrat e saj.

                                         Eca kudo me fletoret e  nxënësve,

                                         Se ti më përqafove me bujari,Skrapa!