Sot pa ty-Brixhilda Dede


Brixhilda Dede

Perëndimit të zjartë, si çaste fatlume,

Zogjtë rahin flatra.

Mallëngjyer, retinës së syve imazhin tënd tres.

Gjurmët, baticës së rërës, heshtjen e dhimbjes, zhveshin.

Valëve të haresës, mendimin derdhur tëhu.

Ulur stolit të kujtesës, dielli fytyrën fsheh.

Syve të enigmës së mallit, mirazhi yt përkundet.

E gjatë nata e heshtjes

pa ty,

Ardhur me hijen e mungesës.

Natyra gjëmëton rënkuar, derdhur lotët e shpresës.

Nëse je fryma që teshat e shpirtit lëkund si lulja përkundet me erën.

Fëshfërimë po vij vërtik, me ngut të të hap derën.