Laraska e banesës së fundit-Pajtim Çaushi


Pajtim Çaushi

Njeriu brenda kohës së kursyer

gjithë jetën

dukje kameleoni…

shtatë currila mëkatesh* i zhyer,

si vizatim me vija të zeza karboni.

Lakmia e të brishtës,

yll në zenith

në ethe zjarrmie syri e dora e shpirti,

shqiponjën e mbyt në moçal një urith

me metastaza kanceri,

me viruse covidi.

Dukja si hyjni a hyjneshë pa një cen

ekraneve me ngjyra të rreme lakmuesi,

milioni mbi milionat si nga tjetër gen..

Sofra e Olimpit*,

madhështi Zeuesi!*…

Vila me shtatë dhoma e shtatë vaska

mes nëntë* qiejsh sikur parajsorë…

Nga pullazi i kreut

na shënon laraska

banesën e tejetës

dy metër katror… _________________________________________________ shënim: * shtatë mëkatet e Purgatorit, pjesë II tek “Komedia” e Dantes

* Olimpi – i menduar mal i shenjtë, si Tomori për iliro – shqptarët * nëntë qiejt e Parajsës në “Komedia” e Dantes