Lart në mal le të jem vetëm
Lart ne mal le te jem vetëm
atje dua te jetoj
ku syri me shikon larg
s’dua zhurmë te dëgjoj.
Atje ku rijnë retë ngarkuar
ku me fjale njeri s’të vret
te bej miqësi me ujqerit
te jem larg nga lehin qentë .
Le te rri me gojën mbyllur
sa me larg botes me fjale
te me bëjnë veshët qetësi
jo te them pa faj me fal.
Të flas veç me poezinë
me ndonjë te bukur varg
te jetoj me shpirt te lire
te me zëre gjumi rehat.
