Lefter Çipa,penë floriri…Adem Nuhaj


Fshati përkrashi të detit

Piluri lule ballkonit

Është vendlindja e poetit

E Lefter vjershëtorit.

E Lefter Çipës bilbili

E Lefterit gjithë nur

E atij penë floriri

Që , në këngë s’do të vdes kurrë.

Do mbetet yll i ndriçuar

Nëpër vite , nëpër mote

Se , është shkrirë e është brumuar

Nëpër këngët pilurjote.

Bejkë e bardhë , shkon rëndë – rëndë

Shkon takon kuacën e kuqe

Ato , që i la në këngë

Të përzier me tinguj cule.

Dhe atje poshtë te burimi

Faqe kuqa , del mëngjes

Në brinja këndon bilbili

Thëllëza shkel përmbi vesë.

Ì këndoi detit me valë

Edhe bukurisë si xhinde

Këndoi për borën në mal

Kur ikte mushka me zile.

Me trimat e paharruar

Lefter Çipa , midis tyre

Për ta shumë vargje ka shkruar

Këngen ” 28 – mijë yje.

Ì shkroi Hënës në livadhe

Ì këndoi dhe trimërisë

Zogës kaçake në male

Dhimbjes edhe dashurisë.

Blilbili shkroi për bilbilin

Me shumë dashuri e mall

Për vjershëtor Naimin

Ndaj të dy mbeten të gjall.

Lefter Çipa , penë floriri

Do të mbetet një kujtim

Shkroi për nënën , siç shkruan biri

Këngët e Atdheut tim.