Lefteris Papadhopoullos-Dashuri është-Shqipëroi: Lefter Shomo


LEFTERIS PAPADHOPOULLOS

DASHURI ËSHTË..( ΑΓΑΠΗ ΕΙΝΑΙ)

Është dashuri kur fal e mbyllem

E kurrë nuk ta ze në gojë

Kur ti ke dhimbje unë derdh lotë

Me cekjen tënde keq raisem.

Është dashuri kur të mbaj mbyllur

Qerpikëve të mia brenda

Për të të parë netve në ëndrra

Këngë të ëmbla të t’ këndoj

Eshtë dashuri kur marr prej teje

Rënkimet që prej gjoksi dalin

Si në përrallat thënë djalit

Aq ëmbël të të ngushëlloj.

Është dashuri kur të përkulem

Që të qëndrosh drejt e në këmbë

Pasioni tim je më i shtrenjtë

Dhe uji i pavdekësisë.

Shqipëroi: Lefter ShomoK/561l.p.α