Porta e avllisë-Vilson Mersinllari


Porta e avllisë,atje në vëndlindjen time

kishte rënë,rrëzuar,gurët përmbi prag

ajo sikur më fliste,më tregonte kujtime

sikur më thoshte pse ike,o njeri aq larg ?

Muret e shtëpisë,më dukeshin sikur rënkonin

rënkimet e tyre, në vesh mua më buçisnin

sikur donin edhe muret,diçka të më thonin

mirë që ardhe njëherë,se ty po të prisnim.

Edhe pemët e oborrit,me shumë degë të thara

degzat e mbetura të njoma,mezi po i lëviznin

si nuk je dukur më shpesh,të vije më përpara

kur më”thoshin”këto fjalë sikur mua më vrisnin.