Lefteris Papadhopoullos-Të gjitha të dielat e botës-Shqipëroi: Lefter Shomo


(ΟΛΕΣ ΤΟΥ ΚΟΣΜΟΥ ΟΙ ΚΥΡΙΑΚΕΣ)

T’ gjitha të djelat e botës gjen

Të ndrijnë lart në fytyrë

Ç’ muzika, e çfarë ngjyrash çel

Buzëqeshja jote e dlirë

T’ gjitha të djelat e botës gjen

Të ndrijnë lart në fytyrë

I ngrohtë je, si zjarri je

Qenke tamam si Krishti vetë

I yni je Krishti lagjar

Që di se ç’do të thotë acar.

Sa bukur të të dashuroj

Të t’ pres në t’ miat duar

Çdo brengën tënde t’ ëmbëlsoj

Duke të ngushëlluar .

Sa bukur të të dashuroj

Të pres në t’ miat duar.

Shqipëroi: Lefter ShomoK/594l.p.α.