Loti i jetimit- Fatbardha Budini


 Fatbardha Budini

Loti pikon,rrokulliset mbi faqet e jetimit.

Dikur këta lot rridhnin veç prej

gëzimit.

Tani ai ka mbetur në trishtim dhe tepër i vetmuar.

Errësira e vdekjes shpirtin e tij ka mbuluar.

Çdo ditë e natë ky djal i vogël po vdes nga pak.

Dhimbjen e ka afër sepse familjen e tij nuk e ka.

Nata e heshtur shpirtin shumë po ia frikëson.

Dhembja zemrën pak nga pak po ia copton.

Një mjegull e zezë ka rënë në shpirtin e tij.

Sepse kjo luftë e mallkuar e la pa familje,e la në vetmi.

Loti pikon ngadalë mbi faqet e jetimit.

Shpirti i është mbushur prej mallit e dëshpërimit.

Ende nuk ka rënë në tokë ky lot i artë i vetmisë.

Edhe toka do të qaj edhe qielli do të mbaj zi.

Kur ta kuptojnë armiqtë se jeta e tyre ka përfunduar.

Imazhet e të vrarëve në shpirt ka për t’iu rënduar.

AUTORE: FATBARDHA BUDINI.

Mund të jetë një imazh i 1 person dhe fëmijë