Lefteris Papadhopoullos:O shpirt më ke ringjallur:Shqipëroi: Lefter Shomo


LEFTERIS PAPADHOPOULLOS
O SHPIRT MË KE RINGJALLUR
(Μ’ ΑΝΑΣΤΗΣΕΣ , ΚΑΡΔΙΑ ΜΟΥ)

Sa dhëmbje t’ ëmbël kishte thika
Plaga e saj pikonte mjaltë
Vjet ndodhi ngjarja në behar
Kur mbi ranishte vdisja!

Kur vdisja duarve të tua
Qaje pa ndalur me finesë
Të gjalla më binin serbes
Flokët e tu t’ lëshuar.

Ringjalljen time ke kërkuar
Më ujin e pavdekësisë
Por goja ime e tharë ish
Si çesmë krejt e shterruar.

Epur, mbi zemrën time ndalur
Si një i çelur jasemin
Ajo e jotja e ngrohta frymë
O shpirt më ka ringjallur.

Shqipëroi: Lefter Shomo