Spasse Thanasi
Mos je vetë,lot perëndie ?!….
Mos je vetë, lot perëndie ?!….
Liqen, drithmë bukurie
Më ve thellë në mendime
Mos je vetë, lot perëndie
I derdhur mbi tokën time.
Ndjej kënaqësi, mbushem me ëndrra
Në këto brigje, si gjerdan i artë
Më mmahnisin veç kristalet e bardha
Në këtë hapësirë ujrash me bukuri të rrallë…
Me këngën e zogjve e të bilbilit
Pasqyrë e ndjenjave fantastike të liqenit
Përzihet thellë kjo dashuri e kjelltësi
Kjo pamje e brishtë, perlë e mrekulli !…
Liqen, këngë dashurie
Shpesh më fut në ëndërrime
Mos je vetë “oaz” nëpër kaltrime
Fshehur në mister mbi veten time !…