Lefteris Papadhopoulos:Dua trimat djemtë azganë-Shqipëroi: Lefter Shomo


LEFTERIS PAPADHOPOULOS
DUA TRIMAT DJEMTË AZGANË
( ΑΓΑΠΩ ΤΑ ΠΑΛΙΚΑΡΙΑ)

Dua trimat djemtë azganë
Që për hënat dije s’ kanë
Që gëlqere mbajnë erë edhe bojë
Që takohen para darke
Në t’ veçuarat nënkate
Të varfërat zemrat e tyre të lexojnë.

Dashuroj njerzit e varfër
Para xhepave nuk kanë
Që as vrimë ku të futen s’ disponojnë
Disa jetëza të mjerueshme
Zemërushka të drithërueshme
Që edhe rrahin ato falje na kërkojnë.

Dua shumë dhe Frosinën
Çupërlinëzën jetime
Që edhe kukkullat me recka i sajon
Që mbledh lecka
Për të bërë kukulla të ndryshme
Kështu shiun dhe acarin e harron.

Shqipëroi: Lefter ShomoK/ 240 l.p.α.