Letër për politikanëve-Përparim   Hysi 


Nga Përparim   Hysi


Politikanë! “Qëroni qepën” siç e qëroi GUNTER GRASSI  *
Dhe tregoni të vërtetën,se më s’mban ujë pilafi.
Tak-fap u pasuruat,sa të hapësh e të mbyllësh sytë
Pa dyshim,na befasuat dhe shtërngoni fort “tapitë”?!!!

Veç shtëpisë dhe me vila (mandej ,toka mu buzëdetit)
SE ka rrjedhur xhevahira,veç karrikja e pushtetit
Para popullit si shenjtorë (po ku ka më të”ndershëm”,vallë?!!!)
Zini e tundni”këmborë”, kundërshtari është djall!!!

Vërtet kam ca shtëpi dhe buzëdetit unë kam vilë
Por  “jamshkrirë” për Shqipëri se qe mbushur me “xhahilë”
Siç e shihni:jam i hapur (për mua pyesni në gjykatë)
Kështu flet me dhëmbëtzbardhur, një që është safi “xhelat”!

Pa zënë luajnë kungulleshkash, zënë zhurmojnë në parlament
Jargaviten!Çfarë përversash:zë rreh gjoksin:-Unë jam shenjt!
AS nuk skuqen,as nuk zverdhen(të gjithë “derra të kënaqur”)
Me urrejtje mbi ta derdhem,unë që jam”SOKRAT i vuajtur”
*GUNTER GRASS.nobelisti gjerman që rrëfeu të kaluarën si”nazist”.