Letra nën sënduk, si letrat e Eseninit…
Zarfa që u shfaqen një ditë,
Janë amanete që dheu nuk i tret,
Pluhuri i harresës mbi ta lëshon dritë.
Mos u frigo kur ato ti hapësh,
Se nuk janë bomba që plasin,
Janë amanete ruajtur si thesare,
S’janë zjarre që flakë marrin.
Fjalë, pafund e shumë mallë…
Mall që s’shuhet, as tretet,
Fjalë si diamante mes rreshtash,
Që ruhen nën sënduk prej vitesh.
Edhe kur ti ishe i mërzitur,
Një letër me postë ta çoja çdo javë,
Tash që ti i ke ndëruar jetë,
Unë i lexoj, i lexoj me shumë mallë.
Prej teje kurrë s’morra përgjigje,
Me mua ishe idhnue,
Kokën kur nuk e ule,
Në letra mëso se sa të due.
Tash që unë s’jetoj më…
Letrat prekin zemrën e plagosur,
Në sytë e tu kam lënë mall,
Vetë ika me pengje groposur.
Dhe nis lexoj letrat një nga një,
Mbi zarfin plurosur shkruar emri im,
E ëndërroja atë ditë…
Dhe njoha vërtet dashurinë…
