Lotët e shpresës-Hiqmet Mehmetaj


Hiqmet Mehmetaj

LOTËT E SHPRESËS

Zemra nuk më qetohet

Natën i lutem një ylli,

Syri i ndezur më verbohet

Nga një manushaqe prilli.

Marramend do ta këput

Pa gdhirë, në të aguar,

Brënda në gji do ta fut

” Keqas” lulen e vesuar.

Do t’ ia mbledh pikat e vesës

Në një gotë , të pi, të dehem,

Dhe nëpër lotēt e shpresës

Mëngjesit do të ushqehem .

H. Mehmetaj ( Nga vëllimi poetik: ” Vajza e ujëvarës “)