Bardha si bardha-Aziz Isak Ahmeti


BARDHA SI BARDHA

Bardha si Bardha, me shpirtin e bardhë

Si sot, si nesër, por edhe si më parë

Fjalët e saj të matura, shumë me vend

Me plot kuptim i zgjedh kur ngarend.

Bardhës si Bardhës nga Vlora historike

S`i mungojnë përshëndetjet nga fjalët bazike

Është e sinçertë, kur shprehet, kur flet

E kuptove, s`e kuptove pesë pare s`i jep.

Bardha si Bardha, me kulturë e njohuri

S`e ka problem të formojë shoqëri

Për njerëzit e mirë ka shumë respekt

Për atdheun e të parëve, për popullin e vet.

Bardhës si Bardhës, s`i pëlqen vetmia

Pa njeriun e zemrës nuk fillon dashuria

Nuk është personi që mashtrohet lehtë

Njeriun e kupton, kur edhe dy fjalë i flet.