Luleshqiponja e Dardanisë-Rizah Reshani


LULESHQIPONJA E DARDANISË

( Dëshmores Antigonë Fazliu)

Në Dardani te Lirizjarri

Antigona si zanë mali

Luleshqiponjë në Pentagram

Herë Teutë, herë Shotë syzjarr.

Don Atdheut t’ia shërojë plagët

Lokemadhes t’ ia ndalë gjamët

Kurrë Drenica të mos derdhë lot

Toka e Arbërit të ketë një Zot.

Në Qyqavicë lufton trimnesha

Në kështjelle trimnie si luanesha

Me UÇK- në në gjoks si pazmore

Vullkan Gonja me shpirt Nore.

Mure e tela të mos ketë Arbëri

Helm të mos hedh kurrë më gjarpëri

Me sy zemre ta duam Njeriun

Vetëm fqinj ta kemi Veriun.

Si zogj mali të shkojmë në Shqipëri

Që Nënëkokja të na marr n’gji

I qetë të ecën Arbërlumi

Flokët e Gones kallinj gruri.

Kur u përjetësua Ajo në Luleparqe

Historisê ia shkroi më të bukurën faqe

Zog i kaltër në lartësi

Rrap qëndrese në Dardani!