Lulja e veçantë-Arze Hasanaj


Lulen që e mbollëm ,

ishte lule e veçantë.

Çeli lule çeli fleta,

të katër anët.

Sa e dua kur e shohë,

mbuluar me vesë.

Sapo zgjohem menjëher,

shkoj e përshëndes.

Ashtu kur e shohë me lule,

kaq mir të lulëzuar .

Aty shohë fytyrën tënde,

që buzëqesh me mua.

Dhe çdo ditë marrë dashuri,

nga e bukura lule.

Kur i them je e veçantë ,

më shikon me mburrje.

Syt e mi seç mè shkëlqejnë,

kur mbushet petale.

Lulja ime e veçantë,

më mbush me frymmarrje.

Kur jam ndoshta e mèrzitur,

kur jam e hidhruar.

Vetëm sa tja prek petalet,

buzëqeshje sjell për mua.

Lulen e veçantë që mbollëm,

emrin ja vendosëm dashuri.

Sa herë që e shikojmë lulen,

njeri tjetrin gjejmë aty.

Kjo është lule e veçantë,

nuk është si lulet tjera.

Ajo çel çdo stinë të vitit,

jo veç kur vjen pranvera.

Petalet si bien fare,

veç lulet i shtohet.

Kur kujdesesh mir për të,

më e veçantë bëhet.