Lumi im po zgjohet-Llesh Gjoka


Llesh Gjoka

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

Lumi im po zgjohet

Gurgujt po shfryjnë zemëratën e heshtur prej vitesh

Ujërat po këndojnë mallshëm

një këngë të re nimfash.

Lumi im po zgjohet

Peshk të kuq lëvrijnë

në pasqyrën e ujërave

Valet e pabindura

shplajnë me gjuhën e tyre mistike

buzët e brigjeve.

Lumi im po zgjohet

nën ura të ndritshme nga dielli

Sy të dashuruarish

pikojnë ndër vezullime

Dhe lumi riosh shkruan romancën e tij.

Lumi im po zgjohet

që kur e mirosa me vargje kushtimi

Thinjoshi Drin po përlarget

Po zbohet heshtja

Brigjeve po vjen jetësimi.

Lumi im po zgjohet

Trupi i tij i gjatë derdhet në pafundësi

Nuk dihet gjeneza e tij ujore

Nuk ndërmendet kurrë

as vdekja e tij.