Nuk jam krisht i kryqëzuar!Kristo Çipa


Mund të jetë një imazh i 2 persona

Greke e bukur, borë në hënë

Shikim ndukur, vetull ngrënë!

Udhë humbur më ke lënë

Një të puthur s’më ke dhënë!

Kupë e syrit si planeti

Derdhet shpirti, mblidhet derti

Kur e shkrep, fillon tërmeti

Nata del e thyhet qelqi.

Ti moj greke, cipë drite!

Si ethet më pëshpërite

Deshe vet qejfin ta ngisje

As më prite, as më nise!

Si pirat nga deti dola

Në gërshet dorën ta hodha

U bëmë bashkë , në gji të morra

Ishte Pashkë e u kungova.

Elenidh, lumë i lëshuar

Piramidë e pa pushtuar!

Nuk jam Krisht i kryqëzuar!

Jam shqiptar i dashuruar.