Lutje hënës-Aferdita Hadaj


**********************

Natën e mirë o hënë e bukur

Kam një lutje, moj aman

Ta shkruaj mbi faqen tënde

Një mesazh malli që kam.

Të lutem me zemër nëne

Kur të kalosh për matanë

T’më takosh Djalë dhe Vajzë

Se në emigrim i kamë.

Zbrit dy yje universi,

Dhe mesazhin tju dorëzojnë

Dhe në gjumë po i gjeçin

Në dritare tua stampojnë.

Kur të ngrihen bijtë e mi

Rrezet djelli ti lëshoi

Ndoshta mesazhin e shohin

Dhe k’të zemër e qetsojnë.

Nëna ju dërgon të fala

Bashkë me mallin përvëlim

Bijtë e nënës kur do vini !?

Tju mbledh prap në gjirin tim.