Madhështia e nënës-Ferit Toma


MADHËSHTIA E NËNËS

Kokën në gjoks të NËNËS mbështeta

Fjalën e parë nënë mërmërita ,

Mbrojtjen e saj në shpirt e ndjeva,

Madhështinë në shekuj ngulita.

Pedistal për ju nëna i ngritëm,

Se netët e gjata pa gjumë i gdhitë,

Bukën në gojë s’e pranuat pa bijtë,

E mallin më shumë në jetë provutë.

Virgërinë e kësaj jete na falët,

Të pa përlyer gjakun na dhatë.

Mburojë u bëtë në luftime,

Nënë, meriton në jetë përgjërime.

Para stuhisë mburojë u bëre,

Me shpatullën tënde ngrite

Barrierën e mbrojtjes fisnike,

Legjendë në mure u skalite.

Në mure e gjallë triumfatore,

Gjirin jashtë, për të pirë sfidove.

Këmbën në djep lëkunde ndër mote,

Dorën të merrje foshnjën në mbrojtje

Legjendë e gjallë je ti nënë,

Plagët e luftës mjekoje me lotë.

Parajsën e ndërtoje për bijtë,

Panterë në të gjithë madhështitë.