Vezullimi im qiellor
Foli hënës sonte, ajri im
Ajo në heshtje me ty po FLIRTON
Ta ka shtruar lëndinën e shpirtit me petale…
Dhe bashkë me erën, per ty bëlbëzon.
Me vrapin e zogut në qiell shkrepëtime
Oh fusha e gjelbër ndriçuar me VESË
Ky tingull i shpirtit prelud dashurie
Romancë e një filmi me trenin ekspres.
Më thuaj ti oksigjeni i gjakut tim
K’të mbrëmje a më quajnë dashuri?
Kur fluturat e zemrës shëtisin si anije kozmike
Dhe ndalin mbi buzën tënde magji…
Ylli im polar, ah ma vodhe gjumin
Tani unë hëna, jam sateliti yt
Dhe kështu do të mbetem sa jetën të kem
Frymë më je ti, zemra edhe sytë.
Majlinda Pajaj