Brixhilda Dede-Eja si era


EJA SI ERA

Nëse ti, ke kapur shtratin lënguar
dhe mungesa ime krahororin të pushton si det i thyer në mes,
Mos harro se ujë kam dhe unë brenda meje.
Por ujërat tona nuk bashkohen dot, për dreq.

Të pavetëdishme, të bën ngarkesa e jetës.
Të bën të harrosh vetveten për fat të keq.

Por, ti nëse më dashuron vërtet,
Mos rri det.
Bëhu ujëvarë niagare, me rrjedhje të fshehtë.
Të shkrijmë dhimbjen si kripën ujës.
Plagët të mjekjojmë siç dimë vetë.
Eja,..
Fshshshsh,…
Si era,
Zjarret e mëdha kur ndez.
Brixhilda Dede @ 📖🖋2023
(Shënim; Vargjet mund të shkruhen dhe në vetën e parë, kjo nuk do të thotë që i përkushtohen poetes.
Thjesht frymëzim.)