Majlinda Pajaj
Vashëza
Si ky gur i malit, akull shumë i ftohtë
Ndihet vashëza jonë, në fushën e blertë
Gjelbërimi i celët, o zot nuk e ngroh
Fluturat zbardhojnë mbi sharmin e nxehtë.
Ndofta nuk e ndjen, ti valsin e zemrës,
Simfoninë e jetës në notat më lartë
Kërkon pakëz dritë, lutesh para hënës
shpirti mbyllur brenda, fshehur në një zarf.
Brenda zemrës ti, në raftin e vjetër
Muret blu të dhomës, heshtur ah pa fat
Një dorë shumë e njohur, shkruan ashtu tretur
Qante loti saj në muzgun e ngratë.
Kush e këputi vashën e kohës së lashtë?
Kush ja mbushi shpirtin plot me aq trishtim?
Lulja në mes librit pikëlluar në varg
Një skelet i tharë, oh pa kundërmim?
Vyshkur fort nga lodhja, por nuk ndjen të plakur
I buzqeshi vetes, shpirtin zgjoi tani
Shkundet gjethi vjeshtës, dimri s’ ka për t’ardhur
Vashëza me pranverën, një lule stoli.
