Manos Elefteriou-Si një letër m’ është zemra-Shqipëroi:Lefter Shomo


SI NJË LETËR M’ ËSHTË ZEMRA

( Η ΚΑΡΔΙΑ ΜΟΥ ΕΙΝΑΙ ΓΡΑΜΜΑ)

Si një letër m’ është zemra

Mbledhur mes duarve shuk

Lot vajtimi sipër vula

Për të t’ thënë fjalë shumë.

Qarja ime m’i ngjet zemrës

Që s’ lexove kursesi

Për ta hapur ndoshta s’ deshe

Për të mos qarë dhe ti.

Do dërgoj tek ti një letër

Po të mundesh, ta lexosh

Të shikosh se jam një fletëz

Flakërritur përmbi tokë.

Shqipëroi: Lefter ShomoK/ 511m.e.α.