Manushaqe Ismailaj:Shpreso..!!


Shpreso..!!

Bëje gjumin e qetë,

Mos mendo sfidat!

Që të zgjohesh lehtë,

Të flakësh tutje britmat!

Ankthe mos provoko,

Se vetëm probleme ke!

Negativitetin largo,

Jetë të qetë mendo!

Dhe kur jeta të përplas,

Ti mos u shqetëso!

Një derë do mbyllet pas,

Të të hapen shumë të tjera shpreso!

Praktiko në ditë të marrësh,

Vetëm anët pozitive!

Dhe e qetë të dalësh,

Në këtë ditë plot kreative!

Gjithë trupin mbështille,

Me batanijen e mirësisë!

Çdo gjë të mirë t’i mblidhe,

Dhe gëzohu lumturisë!