Mbi altar-Fadil Abazi


Mbi altar

Gjethi i vjeshtës ra

Mbi plafin e natyrës verdhacake

Unë sikur i ngjaj një gjethi të rënë

Si gjethi rri si gjethi hesht

Derisa një furtunë

Të më hedh përpjetë.

E të përplasem në dritaren 

E jetës tënde

Atje ku ti përherë lufton 

Me dallgët që krijon vetë.

Krejt të bamat i kam në ditar

Shi do të bie prapë

Portat lëri hapur

Unë si një pelegrin vazhdoj.

Ndër vendet e shenjta

Zgjedh rrugën e zogut shtegtar

Ndoshta një natë shfaqem

Ashtu fare papritur

Mbi tëndin altar.