Me disa shokë-Vilson Mersinllari


————–

Me disa shokë po pija një kafe

dhe njëri me kunja dhe me ironi

thotë;ti shoku,që shkruan për ditë

na shkruan tani,na bën një -poezi-.

E shikova vrëngët,tërë nerva

dhe i thashë unë tërë inat

poezia nuk shkruhet,ashtu kuturu

siç e do ti menjëherë,çak-fap-.

Me profesion marangoz është

degjo ti i thashë,këtu ore trap

ti si marangoz,tërë jetën ke punuar

më bëj tani në moment,një-dollap-.

Këtë fjalë banale që unë ja thashë

ja thashë;menjëherë prej inatit

kjo -barsaletë në çast,-mua mu -kujtua-

kur e tregonte –CEKJA I BERATIT-.——-[CEKJA–SEFULLA MYFTARI-Aktor humori-].

Nuk pipëtiu nuk bëri fjalë

të tjerët qeshën -ha-ha-ha-

mbylle gojëni tha; një nga shokët

se me këta që shkruajne-dot nuk e ha.