Më fal nënë…Fatmir R Gjata


Fatmir R Gjata

Më fal nënë e mirë, më fal o at

Kam qënë fëmijë i sertë e plotë shamatë

Kam ndjekur zogjtë plepishtesh si i marrë

Dhe kthehesha në darkë gjunjë vrarë.

Me shokët jemi zënë e kemi qarë

Aq shumë sa pleqtë e vjetër na kanë ndarë

Dhe prapë u puthëm, lozëm nëpër fushë

Pa vodhëm nëpër bahçe vesh me rrush.

Dhe gjumë na gjente pranë nëpër kanal

Më fal o nënë, o at i mirë më fal

Thërrisnit fortë sa ndihej gjithë në fshat

Ku janë këta djaj, at djalin tim e patë!??

Dhe mbrëmjeve pranë vatrës i pafaj

Dëgjoja një përrallë nga gjysh Thomai

Dhe nëna më shikonte psherëtirë

Ohhh djali im, ohhh çuni im i mirë.

Fatmir R Gjata