Ditë dhe vargje nga Athina Pappa-përkthimi nga Sotir Cati


Poezi nga ATHINA PAPPA-Komentet dhe perkthimi nga SOTIR CATI

…Dite si e djeshmja.E te dashuruarve! Dite si ato qe vijne , me ardhjen e Pranveres qe eshte nisur e po vjen! Stina e luleve dhe e dashurise, kur zemrat marrin zjarr!

Ketyre diteve ua kushton vargjet e saj plot hijeshi e plot melodi, poetja e njohur ,Athina Pappa.

Zgjodha e pektheva per ju dy poezi te bukura te saj, te stilit te njohur liriko-erotik,qe lexohen me nje fryme e te ngjallin emocione te bukura.

E para , e djeshme, e fresket si krijim e si perkthim.

——————

P E R E N D I A D A S H U R I…

—————-

Nje perkedhelje e shenjte dashurie,

ne vende te rralla ekzotike,

ne livadhe plot lule e ngjyra,

humbasim sonte ne caste erotike!

Zgjon pathosi llahtaren

e fshehtas hyj ne kopshtin tend,

me betime e premtime,

te marr nje molle t’ argjendte!

Sa me trondit shikimi yt,

burimarte, e diellit drite,

te pi leng nga buzet e tua,

oh, sa shume dua te thith!

Bashke me Henen e argjendte,

me gjithe yjet perqafuar,

te te thur kurore te arte ,

me flake puthjesh perveluar!

Ne te gdhire nje rreze e zjarrte,

te te ndrite floket e arte,

cicerima-refren erosi,

kenge te embla zogjte lart!

Eremire aroma jote,

shpirtin tim e ben me krahe,

dridhem nen prekjet e tua,

i falem erosit te zjarrte!

Erosi, nje dehje e marre,

vdekje edhe jete bashke

dhe nga ferri te shpeton,

mjafton dhe nje puthje mjalte!

Sa e bute prekja e tij,

drite e shenjte shkelqen ne sy,

nje nga mrekullite e botes,

PERENDIA DASHURI !

—————————————————————–

MEKATI IM I EMBEL…

—————

Cfare kenge

te te shkruaj,

ben ftohte e zemra ngrin,

brenda nota vajtimtare,

edhe fjalet, pa kuptim.

Cfare kenge

te te shkruaj,

brenda ne mendim, ne tru,

une vdes brenda meje,

ndersa ti ”humbet” diku…

Me pushton nje cmenduri,

pse shtiresh , si gjithmone,

me nje tjeter , ne mesnate,

jep e merr e me mashtron!

Cfare kenge

te te shkruaj,

kur me mbysin shume ”pse”,

udhetimi i dashurise

po mbaron , nuk e sheh?

Cfare kenge

te te shkruaj,

qe te zere vend ne zemer,

nje sekret i fshehur mire,

nje mekati im i embel….!

Fund.

të të shkruaj,

qe te zërë vend ne zemër,

një sekret i fshehur mirë,

një mëkati im i ëmbël….!