Më je unike-Mihrije Telaku


Mihrije Telaku

Ju jeni bota jonë e dashurisë,
E ardhmja e ndritshme e njerëzisë,
Sa shumë i kam dashur që të gjithë,
Po dashuria pêr ty e kalon ç’do limit.

Kjo dashuri per ty eshte e papershkruar
Mrekulli e zotit ti je moj e bekuar,
Me je unike ti moj e ëmbël moj buzë qershi
Ti që ma ngroh shpirtin e më mbush me magji.

Për ty shkrihem e të dua në pafundësi
Ti dhe vetëm ti mē fal shumë dashuri.
Ti je unike për zemrën time e me fal ngrohtësi
Shkrihem e digjem para teje po sikur qiri.

Ti më fal çaste të këndshme e që s’ngopem unë,
Me orë të tëra nuk lodhem duke të të shikuar
Tani më josh më shumë me ato gjestet e tua
Unike do mbetesh përjetësisht për mua.

Ti më je dhurata më e çmuar e thesari im,
Që kur erdhe në jetë zemrës time i solle shumë gëzim
Andaj të quaj unike se je mrekulli për mua
E me plotë gojë të them- jetën ma ke ndryshuar.

Ti më je dhurata më e çmuar e thesari im,
Që kur erdhe në jetë zemrës time i solle shumë gëzim
Andaj të quaj unike se je mrekulli për mua
E me plotë gojë të them- jetën ma ke ndryshuar.