Po nisem-Merita Pllana Behrami

Merita Pllana Behrami

E lodhur nga puna dhe nga barrë e rëndë e kurbetit
Sot, po nisem për tek e bukura vendlindje
Atje, ku koka, me kohën pajtohen
Atje, ku gjejnë qetësi, trupi, shpirti dhe zemra ime.

Po nisem, për tek ajo tokë e bekuar
Atje, ku zëri i embël i fëmijërisë s’ime më thërret
Atje, ku kam farë e fisin, ku dhe gurët e lisat më njohin
Atje, ku, te dera e oborrit, e shtrenjta, nëna ime, krahëhapur më pret

Atje, ku gjithmonë e ndjejë aromën e tokës
Në atë truall, ku para pesë dekadash, erdha në jetë
Atje, ku janë fushat e kodrinat të mbushura me blerim
Ah, atje, në atë parajsë, ku gjithmonë gjej paqe me veten.

Atje, ku krahë më japin shqiponjat
E përnjëherë shndrrohem në blerim
Atje, ku e fshijë lotin mes kohës
Ah, në atë vend të bukur,

ku rinohem , vallëzojë e lulëzoj pa ndalim.