Më lerë të gaboj një herë-Nexhat Nallbati


Gjithmonë nxiton dhe flet shumë,

Kërkon ta tregosh veten me”kulturë”,

S’të pret puna e s’dëgjon të tjerë,

Nuk më le të “gaboj” njëherë.

Nuk e kuptoj pse sillesh kështu o burrë !

Pse të shqetëson”gabimi” që mund të bëj unë !

Ti kujton se s’ke gabuar asnjëherë !

Ndaj “kujdesesh” mos gabojnë të tjerë !

Gabimi më i madh që ke ti o burrë,

Mëndja jote të pëlqen më shumë,

Sa herë të tjerët flasin e diskutojnë,

Ndërhyn shpejt s’i le të”gabojnë” !

Këtë nuk e bën nga qëllimi i mirë,

Por nga shpirti që ka brenda ligësinë,

Ti sillesh dhe vepron në këtë mënyrë,

Se je mediokër dhe fare pa kulturë.