Më merr, hënë e plotë-Suzana Rama


Suzana Rama

Dua ta di, moj hënë e qetë dhe e plotë,
në rrugëtimin tënd, lartë e poshtë,
në mundesh të më heqësh nga kjo botë,
nuk dashkam fare, që të fle në shtëpi sot.

Përmes mërzitjes dhe boshllëkut tim,
në shoqërinë tënde të kërkoj zjarrin,
që Prometeu, dikur ju a vodhi zotave,
zëmrës time t’ia fal edhe disa të tjerave.

Merrmë, hënë e plotë, vetëm mos më lër,
për disa ecejake, nga toka në qiell mëmerr,
mendimeve t’iu jap, mijëra vite dritë,
si Feniksi, jetën të rizgjoj prej hirit.

Hënë e plotë e netëve të gjata plot ëndra,
ky shpirt i lodhur, me ndjenja të pastra,
gati sa s’uluret, nga ç’sheh e ç’dëgjon,
në këtë botë reale, ku realiteti mungon.

Nuk dua që të jem, një tjetër Penelopë,
që ditën buzqeshte, netve derdhte lotë,
në pritjen pa mbarim, të ditëve të gëzuara,
me kaq shumë ngjarje,nga zëmra zgripuar.

Po vjen Apokalipsi, në shpirtra të trazuar
në zëmra rrahje-plota e të ngurtësuar,
kur pseudo-lumturia, endet zhvirgjëruar,
kur mirësia dhe dashuria janë tjetërsuar.

Po vret babai nënën, në sytë e fëmijve,
lakuriqsia ç’nderohet, n’trajektoren e kohës,
krimi folenë bën edhe brënda familjes,
jemi bërë hale, mbi qerpikët e botës.

Ka humbur mikpritja, cinizmi burim,
fatkeqsia jote, është lumturimi im,
përdhunohet bija, nga disa sharlatanë,
ligji mbyll të dy sytë, kal- qorr ne revan.

Kur do të mbyllet gjithë ky maskarallëk,
shkoi shumë gjatë ky tranzicion i mallkuar,
na mbytin përditë hajdutëri dhe pisllëk,
ku vehten gjejmë gjithnjë më të varfëruar.

Merrmë hënë e plotë, bëje zëmrën të gjërë,
sonte trishtimi im, paska bazë paradoksale,
e di s’gjej shpëtim nga gjithë kjo tymnajë,
por është zëmërim-ikje, zgjedhje personale.