Mendimet e lagura-Urim Mezini


Mendimet e lagura

Shiu i sotëm nuk qe si të mëparshmit

Ku munda ti fshihem e t’strukem diku

Me një cadër të ruaja kokën e shtatin

E sot për dreq ,as ajo s’më kishte qëllu

U laga kokë e këmbë, tu kullu u bëra

Për fat t’keq,s,kisha ku dreqin t’fshihesha

U lagën dhe mendimet që n’kokë i mbaja

E për këtë ,keq,shumë keq po ndihesha

Si mund ti përdorja,ashtu t’lagura sic qen

Ato më orientonin nëpër udhët e mija

M’qortonin me zë t’ulët,kur e kisha gabim

Nuk m’lejonin kurrë t’merrja rrrugë të këqija

Bukuritë e botës pikturoja e ndjeja kënaqsi

Ato ngjyra t’ylberta,që mbaja përhere me vete

Tani që më mungojnë,ndjej vërtet plogështi

Pa ato bota, po më duket krejt e zbehtë.

A do mundem vallë, ti kem dhe njëherë

E më pas t’kujdesesha e fort ti ruaja

Që botën ta shihja prap me pranverë

E për bukuritë e saj,më pas të shkruaja

Torino Itali