Meritori në piedestal-Tyran Prizren Spahiu


Tyran Prizren Spahiu

Koha e jetës së shkurtë kalon

kujtimet zbehen

harresa konstaton të harruarin

mbase jeta kështu rrëfen.

*

Ja pra vetmia me vetminë e pamerituar e gjen

ndoshta është bashkëudhëtarja e jetës

brezi nuk harron të kaluarën të shfleton

aty është poezia që ardhmërisë mikun do e sjell në kujtesë.

*

Vargjet e gdhendura rikthejnë kohën

regjistrojnë të kaluarën

shfletohen shkronjat me shumë nostalgji

malli gjen vend në kujtesën poetike.

*

Buzëqeshja e shkronjave kujton të përmendurin

notat rrjedhin me filarmoninë e poezisë

nder dhe respekt dhuron kujtesës

as suferina nuk mund të ndal vargëzimin.

*

Do emra janë në errësirë dhe do jetësojnë

vlerat lartësohen

denjësisht shkronjat qëndisin veprimtarinë

sot e motmot meritori në piedestalin e granitit qëndron.

Tyran Prizren Spahiu

Vargje poetike

Vargjet frymojnë